Skuadra e Willem II mohon të ketë dënuar kosovarin Avdijaj

Është thënë se Donis Avdijaj është dënuar nga skuadra e tij për shkak se me një grup lojtarësh të tjerë kishin ikur të festojnë pa leje.

Sport

24/12/2018 21:16

Katër lojtarë të Willem II kishin munguar në ndeshjen kundër Emmen por jo për shkak se ishin larguar  të festojnë për Krishtlindjen.

Drejtori sportiv i skuadrës, Joris Mathijsen ka mohuar se skuadra ka dënuar lojtarët.

“Mediet janë shaka ditëve të sotshme” ka thënë ish lojtari i Bundesligas për “Goal”, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e vërtetë se ne kemi dënuar lojtarët” ka thënë tutje Mathijsen.

Përfaqësuesi i skuadrës holandeze nuk ka dashur të tregoj detajet mirëpo ka mohuar se lojtarët janë dënuar për shkak se janë larguar nga hoteli pa lejen e klubit.

Bëhet fjalë për reprezentuesin e Kosovës, Donis Avdijaj, Thomas Messner, Timon Wellenreuther dhe Atakan Akkaynak. /Lajmi.net/