U kry: Conte, trajner i Romës

Antonio Conte po e kërkon rikthimin në janar në zejen e trajnerit.

Merkato

09/12/2018 18:32

Antonio Conte është i papunë, pas shkarkimit në verë nga Chelsea.

Sipas mediave në Itali, Francesco Totti e dëshiron transferimin e strategut te Roma, përcjell “lajmi.net”.

Legjenda romake ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të fillojnë negociatat me Conten,

Ish-trajneri i Juventusit, gjithashtu po kërkohet nga Manchester United, ndërsa Totti dëshiron që bashkëkombësi i tij ta drejtojë skuadrën e Romës. /Lajmi.net/