Atletico Madrid identifikon zëvendësuesin e Diego Costa
Diego Simeone është në nevojë të madhe për një sulmues të qendrës, në mungesë të Diego Costas.
Sport
Maxi Gomez është identifikuar si zëvendësuesi ideal për spanjollin i cili do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.
Pasi u rikthye në Atletico nga Chelsea, Costa ka realizuar një numër të konsiderueshëm golash, duke u kthyer në pjesë kryesore të skuadrës madrilene.
Megjithatë, përgatitja fizike e ka “tradhtuar” reprezentuesin spanjoll dhe momentalisht ai nuk mund ta ndihmojë skuadrën e tij.
Si zëvendësues i tij, Nikola Kalinic nuk mund të llogaritet pasi që kroati ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në “Cop del Rey”.
Por, së fundmi, emri i fundit që po përmendet për ta zëvendësuar super sulmuesin është ai i Maxi Gomez.
Gomez aktualish paraqitet me Celta Vigo, ku deri më tani këtë sezon ka realizuar shtatë gola dhe ka shtuar katër asistime për shokët e skuadrës. /Lajmi.net/