Bebe Rexha ‘ndezi’ skenën në natën magjike të ‘’Victoria Secret’’, publikohet video

Bebe Rexha ka performuar në natën magjike të ‘’Victoria Secret’’.

ShowBiz

03/12/2018 23:43

Këngëtarja Bebe Rexha ka performuar në ngjarjen vjetore të modës në qytetin e New Yorkut, shkruan lajmi.net.

Një numër i madhe i modeleve sfiluan në pistën e modës të organizuar nga “Victoria’s Secret”, ndërsa ishte këngëtarja shqiptare ajo e cila i dha ‘flakë’ skenës me performancën.

Paraqitja e saj skenike atë natë ka qenë shumë e komentuar pasi Bebe dukej tejet seksi dhe komente pozitive ka marrë po ashtu para pak minutash kur edhe i ka publikuar disa sekuenca të videos në Instagram.

Bebe Rexha në ngjarjen magjike të ‘Victoria Secret’ e këndoi këngën ‘I’m A Mess’ dhe performancën e saj të plotë e gjeni në vazhdim.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe Rita Ora e cila po ashtu ka performuar ‘live’./Lajmi.net/

YouTube player

https://www.instagram.com/p/Bq8QgsGnx6Y/

YouTube player