“BE nuk e detyroi Kosovën të futej në bisedime, dialogu krijoi mundësi të reja pas shpalljes së pavarësisë”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se Kosova mund të ishte më e ashpër me Brukselin nëse klasa politike në Kosovë do të ishte më unike për çështje të jashtme.
Lajme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se Kosova duhet të jetë partner serioz dhe duhet të tregoj lojalitet ndaj Bashkimit Evropian.
“Jemi shtet i ri dhe nuk kemi kredenciale të kushtëzojmë Brukselin. Faji për vizat nuk është te BE-ja por në Kosovë…Ka politikanë në Kosovë që nga viti 2010 kanë hapur shampanjë se gjoja u liberalizuan vizat”.
Nënkryetari i PDK-së ka thënë se taksa ndaj Serbisë ka ardhur në kohën kur kjo e fundit po sillet me arrogancë ndaj Kosovë.
“Nuk është vendim i Qeverisë, por nga shoqëria, mediat…Serbia i ka humbur të gjitha lojërat me Kosovën”, tha Hoti në RTV Dukagjini.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, thotë se për shkak të kaluarës politika e Kosovës është në avantazh ndaj asaj serbe.
“Politika e Kosovës është në pozitë shumë më të favorshme në raport me atë serbe, për shkak të kaluarës së afërt”.
Hoti thotë se Brukseli nuk e ka detyruar Kosovën të ulet në tryezën e dialogut me Serbinë.
“Dialogu i ka krijuar Kosovës mundësit e veta pas shpalljes së Pavarësisë. Republika e Kosovës ka interesa jetike të ketë raporte të mira me një shtet fqinj”.
“Brukseli ka interesa që Ballkani perëndimor të ketë stabilitet, por ata nuk i shohin gjërat siç i shohim ne”, tha më tej Rexhep Hoti.