Kishte kryer disa plaçkitje, por policia e arreston pasi vodhi mikrofonat e xhamisë në Milloshevë
Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka vjedhur mikrofonat e xhamisë së fshatit Milloshevë të Obiliqit.
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person i cili dyshohet se më 20 tetor ka vjedhur mikrofonat e xhamisë së fshatit Milloshevë të Obiliqit, shkruan lajmi.net.
Siç bëhet e ditur nga vet Policia në raportin e saj, i dyshuari kishte provuar që të thyente edhe kasafortën e kësaj xhamie.
Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit të tij është dërguar në paraburgim pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer edhe raste të tjera të vjedhjeve në Mitrovicë. /Lajmi.net/