Empoli – Roma, ndeshja përfundon me dy gola të shënuara
Roma ka fituar ndaj Empolit me rezultat bindës, 0 me 2.
Sport
Romakët arritën t’i marrin tri pikë tejet të vlefshme, pas javës së tetë në Serie A, raporton “lajmi.net”.
Golin e parë për Romën e shënoi Steven N’Zonzi në minutën e 36, ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, romakët arritën që ta shënonin edhe golin e dytë me anë të Dzekos (85’).
Pas javës së tetë, Roma gjendet në vendin e tretë me 14 pikë. /Lajmi.net/