Marotta zbulon objektivin kryesor të sezonit nga Juventus

Giuseppe Marotta ka zbuluar objektivin kryesor sezonal te skuadra e Juventusit.

Sport

25/09/2018 13:02

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se synimi kryesor i ekipit është trofeu i Ligës së Kampionëve.

Ai po ashtu ndihet krenar me çmimin menaxheri sportiv i vitit nga FIFA.

“Ndihem krenar me çmimin e fituar, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa Juventusin dhe besimin që më ka dhënë presidenti më 2010”, theksoi Marotta për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Tani ëndrra është trofeu i UEFA Champions League. Do të mundohemi ta transformojmë në realitet”, u shpreh ai. /Lajmi.net/