Prishtina deklason Donar Groningenin
Prishtina fiton, Plisat festojnë.
Sport
Z Mobile Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Donar Groningen.
Bardhekaltërit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe në fund fituan me rezultat të pastër 84:64, përcjellë “Lajmi.net”.
Prishtinasit e mbyllën në epërsi edhe pjesën e parë, 46:33, gjë që dëshmon se ata nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren sonte.
Atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet ishte fantastike.
Sigurisht, Plisat brohoritën pa u ndalur për ekipin e zemrës. /Lajmi.net/