Mercedes pëson rënie në shitjen e veturave

Në shumë vende të botës, nuk ka shumë lajme të mira për prodhuesit gjigant të makinave.

Auto & Tek

10/09/2018 17:48

Raportimet nga qendrat më të mëdha tregojnë se Mercedes Benz shet më pak vetura.

Bie fjala në SHBA krahasuar me vitin e kaluar shitja ka rënë për 20%, ku janë shitur vetëm 20 mijë e 300 vetura gjatë një viti.

Në Kinë shitja ka rënë për 5.5 përqind apo 53 mijë e 300 makina të shitura.

Problemet për Daimler ekzistojnë edhe në vendin e origjinës ku prodhohet Mercedesi, sepse janë hequr nga përdorimi 21 mijë e 400 vetura apo rreth 15 përqind e veturave të prodhuara gjatë një viti.

Sipas Frankfurter Algemeine Zeitung, një ndër problemet kryesore që ka shtyrë rënien e numrit të shitjes, është problemi me makinat dizel në vendet evropiane, përcjell Klan Kosova.

Për investitorët, rrëshqitja e rëndësishme nuk duket të luajë një rol të madh. Çmimi i aksionit Daimler, i cili, ashtu si rezervat e tjera, ka rënë ndjeshëm, veçanërisht në kontekstin e luftës tregtare në muajt e fundit, mbeti pothuajse konstante në 54.40 euro.