Haradinaj: Blakaj goditi sistemin e drejtësisë, rrezikoi liberalizimin e vizave
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për shkresat që sot i ka publikuar që ka shkëmbyer me tashmë ish-prokurorin që po hetonte veteranët, Elez Blakaj, i cili ka dhënë dorëheqje.
Lajme
“I keni dhënë materialin që veç na duhet t i kemi. Qeveria e ka bërë një shembull të mirë me të ai e ka keqpërdorur”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.
Kryeministri Haradinaj e ka quajtur goditje në sistemin e drejtësisë, në sistemin qeverisës dhe politik, veprimin e ish-prokurorit Blakaj duke mos dhënë asnjë informatë para dorëheqjes së tij, nëse ka qenë i kërcënuar.
“Ka mujt me na bë dëm me liberalizim të vizave”, por thotë se ai tashmë u ka sqaruar ambasadave se çka realisht ka brenda kësaj çështje.
“Prokurori ku ka pas nevojë ma ka ditë derën. Dorëheqja e tij pa i qu dy rreshta është e rëndë, na i kishim ndihmu edhe për kërcënimet që i ka pasur.”
“Hajn institucional, hajn i pulave, ja kemi dhënë të gjitha mundësit për me kry punën dhe ai ka goditur sistemin e drejtësisë nga jashtë me media”, tha kryeministri në një intervistë për RTV21 /Lajmi.net/