Arrihet marrëveshja, nënshkruan Icardi
Mauro Icardi nuk ka dyshime se ku qëndron e ardhmja e tij.
Sport
Mauro Icardi së shpejti do ta konfirmojë të ardhmen e tij në Inter.
“Corriere dello Sport” raporton se sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me “Nerazzurrët”.
Icardi do të përfitojë nga rritja e rrogës duke u shndërruar në futbollistin më të paguar te ekipi nga Milano, përcjell “lajmi.net”.
Icardi ka vendosur të mbetet në Inter pasi skuadra siguroi kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/