Ariana Grande pozon ‘topless’ për coverin e singlit të saj të ri

Ylli i pop-it, largoi tërësisht rrobat për të xhiruar këngën e saj më të re.

ShowBiz

13/07/2018 23:35

Ariana ka pozuar topless, duke e mbuluar trupin me ngjyra për këngën e saj me titull “God Is A Woman”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ariana, 25 vjeç, kishte pikturuar trupin me ngjyrë të purpurtë, blu dhe të bardhë, ngjyra me të cilat mbulonte pjesët intime.

Ajo ndau me ndjekësit në Instagram fotografinë e coverit të singlit më të ri duke shkruar “Zoti është grua, u publikua tani”.

Përveç lansimit të këngës së re, Ariana gjithashtu po feston edhe fejesën me të dashurin, Pete Davidson.

“US Weekly” zbuloi se komediani Pete i kishte propozuar këngëtares në fillim të këtij muaji dhe ajo ka pranuar.

Lajmi për fejesën e tyre erdhi vetëm disa javë pasi Ariana u nda nga i dashuri i saj, Mac Miller, pas një marrëdhënie dy vjeçare. /Lajmi.net/