Cancelo shumë afër transferimit në Juventus
E para është 35 milionë euro menjeherë plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Sport
Joao Cancelo është shumë pranë Juventusit. Pas ditësh të tëra bisedimesh, bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Valencian për transferimin e mbrojtësit të djathtë portugez në Torino.
Marotta dhe Paratici kanë vendosur të kënaqin klubin spanjoll që kërkon 40 milionë euro për kartonin e ish lojtarit të Interit. Juventusi i ka vendosur dy oferta në tryezë Valencias.
E para është 35 milionë euro menjeherë plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Oferta e dytë është 10 milionë euro për një huazim një vjeçar dhe 30 milionë të tjera për blerjen e detyrueshme në fund të këtij sezoni, përcjell “SS”.
Mbetet për t’u parë se cilën do të zgjedhë Valencia e cila kërkon ta shesë futbollistin portugez brenda datës 30 qershor dhe kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e tij në optikën e fair-play-it financiar.