Pritja mori fund, Griezmann vendos mes Atletico Madridit dhe Barcelonës
Antoine Griezmann vendos sot për të ardhmen e tij.
Sport
Antoine Griezmann bëhet gati për ta zbuluar vendimin e tij.
Sulmuesi i Atletico Madridit sot pritet të zyrtarizojë vendimin se ku do të luajë në sezonin e ri.
“Mundo Deportivo” shkruan se Griezmann sot do ta konfirmojë vendimin nëse do të vazhdojë të luajë në Madrid apo ka vendosur ta pranojë ofertën e transferimit te Barcelona, përcjell “lajmi.net”.
Griezmann do të flasë para gazetarëve në Rusi ku tashmë ka mbërritur me ekipin e Francës para fillimit të Kampionatit botëror. /Lajmi.net/