Nëse nuk ndodh kjo, Icardi largohet nga Inter
Mauro Icardi ka caktuar kushtet e tij për të mos u larguar nga Inter.
Sport
Mauro Icardi ka vendosur kushtet e tij për të vazhduar qëndrimin në Inter.
Sulmuesi argjentinas ka zgjuar interesim nga rivali nga Serie A, Juventus.
Por, mediat italiane e vendosin në dyshim qëndrimin e tij te klubi nga Milano.
Icardi, nëpërmjet gruas së tij dhe menaxheres, Wanda Nara i ka bëre me dije Interit se kërkon rritje rroge në 8 milionë euro për të mbetur në Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.
Icardi spekulohet se mund të transferohet në Juventus në marrëveshje që mund ta dërgojë bashkëkombësin e tij, Gonzalo Higuain në drejtim të kundërt. /Lajmi.net/