Higuain zbulon se ku do të transerohet nëse largohet nga Juventus

Gonzalo Higuain ka shtuar edhe më shumë mundësinë e largimit nga Juventus.

Sport

06/06/2018 12:43

Gonzalo Higuain ka pranuar se pëlqen Premierligën pas spekulimeve në lidhje me largimin nga Juventus.

Sulmuesi argjentinas thuhet se mund të largohet nga “Bianconerët” pas Botërorit në Rusi.

Por, ai ka shtuar edhe më shumë mundësinë e largimit duke konfirmuar se i pëlqen futbolli anglez.

“Kam kontratë me Juvehtusin dhe askush nuk më ka komunikuar asnjë variantë, jam shumë i qetë, shpirti im tani mbetet në Torino”, deklaroi Higuain për “ESPN”, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse një ditë më pëlqen të luaj në Premierligë? Sigurisht se po, është kampionati më i mirë në botë dhe më pëlqen shumë. I shikoj ndeshjet në Angli, janë gjithmonë spektakël”, u shpreh ai. /Lajmi.net/