Dortmundi e vë në shitje Sahinin, e kërkojnë katër skuadra
Borussia Dortmund ka vënë në shitje mesfushorin Nuri Sahin.
Sport
Mesfushori turk ka kontratë me gjermanët deri në qershor të vitit të ardhshëm, por atij nuk i është ofruar vazhdimi i saj, kështu që ai këtë verë do të shitet për një çmim të pranueshëm.
Për Sahin tashmë interesim kanë shprehur disa skuadra.
Roma, Napoli, Liverpool dhe Galatasaray janë skuadrat e interesuara për Sahin.
29 vjeçari Sahin, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Real Madrid, Liverpool e Feyenoord./Lajmi.net/