Juventus ndryshon një detaj në kontratën e Emre Can
Emre Can është larguar si futbollist i lirë nga Liverpool.
Sport
Emre Can do të jetë futbollist i ri i Juventusit.
Mesfushori gjerman është larguar si futbollist i lirë nga Liverpool.
Dhe, “Sky Sport” në Itali raporton se ai ka arritur marrëveshje për transferim te skuadra kampione nga Serie A.
Por, ka ndryshuar një detaj në kontratën e tij me klubin e ri, përcjell “lajmi.net”.
Can do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare deri më 2022, dhe jo deri më 2023 siç pritej fillimisht. /Lajmi.net/