Alban Ramosaj flet për babain e ndjerë: E kam gjithnjë në mendje
Alban Ramosaj dhe këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj kanë humbur babain e tyre që kur ishin të vegjël.
ShowBiz
Përmes rrjeteve sociale herë pas here dyshja kanë shprehur dashurinë dhe mallin që ndjejnë për të atin, shkruan lajmi net.
Ndërkaq, Albani gjatë një interviste tha se e ka gjatë gjithë kohës në mendje pavarësisht se fizikisht nuk është.
“Komunikoj me babin, jam njeri shpirtëror, besoj tek energjia. Nuk lutem por e kam gjithë në mendjen time, e kam gjatë gjithë kohës në mendje, në momentet kulminante të jetës time. Them a është krenar për mua? Mesa e kam njohur dhe me flet mami besoj se do ndihej krenar”, tha Ramosaj.
Ndryshe, Albani është në përgatitje të pjesës së dytë të Hiraeth “A thu pse”, ku e para është lansuar para në muaji. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BjP8aPwDRRO/?taken-by=albanramosaj