Giggs: Ky futbollist mund ta vendos finalen Real Madrid – Liverpool

Gareth Bale, mund të jetë vendimtar në finalen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, sipas Ryan Giggs.

Sport

25/05/2018 11:01

Ryan Giggs beson se sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, mund të jetë vendimtar në finalen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

“Sa herë që ka luajtur, ka qenë vendimtar. Ai mund të bëjë gjëra speciale”, deklaroi Giggs, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid dhe Liverpool takohen të shtunën në finalen e Kievit. /Lajmi.net/