Barcelona siguron përforcimin e ri nga Sevilla
Barcelona pret ardhjen e Clement Lenglet nga Sevilla.
Sport
Barcelona mendon seriozisht për Clement Lenglet madje dëshiron ta mbyllë sa më shpejt blerjen e mbrojtësit francez.
Emisarët blaugrana kanë vëzhguar disa ndeshje 22-vjeçarin dhe janë të bindur se do të jetë përforcimi ideal per prapavijën dhe për të shmangur konkurrencën ofrojnë 30 milionë euro menjëherë.
Ky është edhe objektivi i Barcelonës sepse më 1 korrik për Lenglet hyn në fuqi klauzola e re e cila është 45 milionë euro, shumë që janë gati ta paguajnë disa klube të tjera të rëndësishme.