Juventus ndryshon vendimin për Alex Sandron
Alex Sandro në fund mund të mbetet te skuadra e Juventusit edhe për sezonin e ri.
Sport
Alex Sandro mund të mbetet në Juventus.
“Tuttosport” ka njoftuar se lëndimi i Leonardo Spinazzolas mund ta detyrojë klubin nga Torino, të mos e shesë brazilianin, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sandro ka zgjuar interesim nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.
Por, lëndimi i Spinazzolas, i cili pritet të kthehet në Juventus nga periudha e huazimit nga Atalanta, ka ndryshuar planet e skuadrës kampione nga Serie A. /Lajmi.net/