Lamtumirë Schalke, a do të jetë ky klubi i ri i Avdijajt?
Everton, Newcastle United dhe Huddersfield kanë shfaqur interesim për mesfushorin Donis Avdijaj.
Sport
Donis Avdijaj ka tri oferta për largim nga Schalke.
“Daily Mail” raporton se Everton, Newcastle United dhe Huddersfield kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës.
Avdijaj ka mundësi të zgjedhë mes tri klubeve që e kërkojnë, përcjell “lajmi.net”.
Avdijaj është i huazuar te Roda në Holandë që prej janarit, ku i ka shënuar tri gola në 11 paraqitje. /Lajmi.net/