Spalletti beson se Interi mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Trishtimi pas ndeshjes kundër Sassuolos ishte i paevitueshëm, por kaloi shpejt falë Crotones që arriti të ndalte Lazion në barazim 2:2.

Sport

14/05/2018 23:15

Kështu falë këtij rezultati zikaltrit janë sërish në garë për një biletë në Champions League dhe këtë herë ata janë vetë zot të fatit të tyre. Të dielën e ardhshme në Olimpico Interi do të luajë ndeshjen e vitit.

Tekniku i Interit, Luciano Spalletti në një intervistë të dhënë deklaroi se nuk e ka parë ndeshjen, vetëm në momentin kur ka hapur radion ka marrë vesh rezultatin.

Tashmë në radhët e skuadrës trishtimi për momentin është larguar bashkë me polemikat dhe nuk i ngelet gjë tjetër veçse në sfidën e fundit Interi të japë më të mirën.

Spalletti nuk harron të falënderojë edhe kapitenin e zikaltërve, Mauro Icardi i cili me golat e tij ka mbajtur gjallë ekipin përgjatë sezonit, teksa me bindje të plotë u shpreh se të gjithë futbollistët duan që të arrinë kualifkimin për në Ligën e Kampionëve.

U duk sikur shpresat e klubit nga Milano u shuan pas disfatës kundër Sassuolos, por në fakt edhe pse ndoshta me pak fat nuk ndodhi kështu. Ata janë sërish aty. Suksesi është i vetmi rezultat që do të shpëtonte një sezon të tërë. Ndaj Lazios Interi do të luajë ndeshjen e vitit.