Britania mund të kërkoi që të ndalen seancat e KS të OKB-së për Kosovën

Siç raportuan mediat serbe, Britania mund të kërkoi që Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara të mos organizoi më seanca për Kosovën, apo që ato të jenë të mbyllura për opinion.

Lajme

03/05/2018 21:07

Britania në gusht do të merr përsipër kryesimin e Këshillit të Sigurimit. Sipas zyrtarëve britanikë, Këshilli i Sigurimit duhet të përqendrohet në krizat të cilat me të vërtetë kërcënojnë paqen botërore dhe këmbëngulin se situata ekzistuese në Kosovë nuk hyn në këtë kategori, shkruan rtv21.tv.

Sipas mediave, qëllimi i Londrës është që tema e Kosovës të bartet në fushën e çështjeve procedurale, ngase në këtë format, Rusia dhe Kina nuk do të mund të përdornin të drejtën e vetos. Duke reaguar ndaj kësaj informate, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Beogradi do të kërkoi nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit që të respektohet rezoluta 1244 e OKB-së.

“Kjo iniciativë, nëse ngritët, nuk do ta përcjellim duarkryq. Serbia kur bëhet fjalë për Kosovën ka partnerë në Këshillin e Sigurimit dhe nuk do të lejojë që kjo temë të minimizohet apo të largohet nga aty”, tha Daçiq.