Roma – Liverpool, lajmi i fundit për formacionet e skuadrave

Roma pret Liverpoolin sonte në Stadio Olimpico.

Sport

02/05/2018 13:46

Një mision thuasje i pamundur, duke patur parasysh karakterin e klubit anglez, por edhe problemet në fomacionin verdhekuq.

Holandezi Kevin Strootman nuk ka mundur të riaftësohet plotësisht nga goditja që mori në brinjë në sfidën e vajtjes në “Anfield”, për rrjedhojë mbetet jashtë e në mesfushë do të aktivizohet Pellegrini përkrah De Rossit dhe Nainggolan, në mbështetje të tredhëmbëshit Schik-Dzeko-El Shaaraway.

Janë 23 futblollistët e grumbulluar nga Jurgen Klopp i Liverpoolit. Nuk ia dalin Gomez dhe Llallana, ndërsa Mane është në formë optimale dhe do të luajë në sulm në tredhëmbëshin mes Salah dhe Firminon.