Salah s’ka të ndalur, shpallet futbollisti më i mirë
Mohamed Salah doli fitues duke mposhtur mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.
Sport
Mohamed Salah, është shpallur lojtari i vitit në Premierligë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit.
Sulmuesi i Liverpoolit doli fitues duke mposhtur mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane u votua si i treti, përcjell “lajmi.net”.
Salah i ka shënuar 31 gola në 34 paraqitje në Premierligë për Liverpoolin këtë sezon dhe i prin garës për “Këpucën e Artë” në Premierligë. /Lajmi.net/