Dua Lipa shet 2 milionë albume, kështu falënderon fansat
Këngëtarja nga Kosova, që ka arritur famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shënon karrierë shumë të suksesshme në muzikë.
ShowBiz
Ka pak javë prej kur Dua nxori në treg këngën e re me titull “One Kiss”, për të cilën bashkëpunoi me Calvin Harris, shkruan lajmi.net.
Por, në njoftimin e fundit që bëri përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka njoftuar se ka arritur të shes 2 milionë kopje të albumit.
Për këtë arritje, Dua ka fituar një platinum, ndërsa ka falënderuar pa masë fansat dhe ekipin e saj, që e ndihmojnë të jetë këtu ku është.
Kujtojmë që një prej këngëve më të suksesshme të Duas është “New Rules”, me të cilën ka arritur rekord personal klikimesh. /Lajmi.net/