Haradinaj: Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008 – po synon ta shpërbëjë

Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë. “Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin. Mos e sjell Kosovën në të panjohura se të gjithë njihemi mes vete”, shkroi ndër të tjera Haradinaj. Postimi i plotë:…

Lajme

11/09/2026 14:44

Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë.

“Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin. Mos e sjell Kosovën në të panjohura se të gjithë njihemi mes vete”, shkroi ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë:

Shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, politikat meskine e mashtrimet publike dhe, së fundmi, edhe shantazhet ndaj rregullave të demokracisë parlamentare dhe opozitës, janë dëshmi e mjaftueshme për ta kuptuar se çka po synon ky grup njerëzish të arrijë. Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë.

Republika e Kosovës nuk është laborator eksperimental i kuzhinave të kuqe, as për ikjen e fshehjen tënde nga Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit. Albin, Republika është mbi ty e secilin prej nesh. Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin. Mos e sjell Kosovën në të panjohura se të gjithë njihemi mes vete.