A e dini si duket renditja e golashënuesve në La Liga?
Gara për golashënuesin më të mirë në La Liga vazhdon të mbetet garë mes Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Sport
Të dy këta, edhe pse nuk shënuan në xhiron e fundit, me Messin që nuk arriti të gjente golin përballë Valencias dhe me Ronaldon që nuk u paraqit ndaj Malagas, mbesin lider në garën për golashënuesin e sezonit në La Liga.
Messi e kryeson listën me 29 gola. Ronaldo vjen pas tij me 23, aq ka edhe Luis Saurez.
Në vendin e katërt renditet Iago Aspas, që ka shënuar 19 gola në fanellën e Celta Vigos./Lajmi.net/