Bayern Munich lajmëron vendimin e Juventusit për Costan
Karl Heinz Rummenige ka njoftuar se "Bianconerët" do të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian.
Sport
Juventus do ta blejë Douglas Costan, pas përfundimit të këtij sezoni.
Zyrtari i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenige ka njoftuar se “Bianconerët” do të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian.
Costa iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Costa ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te “Bianconerët”. /Lajmi.net/