Hazard ka një lajm të keq për Real Madridin
Eden Hazard ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me transferimin në Real Madrid.
Sport
Eden Hazard ka konfirmuar se është i lumtur në Chelsea.
Mesfushori belg ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me transferimin në Real Madrid.
Ai ka theksuar se ndihet mirë te skuadra nga Stamford Bridge.
“Ndihem i lumtur në Chelsea, jam i gatshëm të luajë ku do që më kërkon trajneri”, u shpreh Hazard për mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.
Hazard është objektiv i Real Madridit për transferim në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/