Barcelona bën detyrën në ‘Camp Nou’
Barcelona ka bërë një tjetër hap drejt titullit kampion në La Liga.
Sport
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernesto Valverde, ka mposhtur 2:0 në ‘Camp Nou’ Athletico Bilbaon, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të.
Të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë të takimit.
Ishte sulmuesi Paco që në minutën e 8’ shënoi për 1:0, kur mori një asistim nga Alba.
Në minutën e 30’, Barcelona shënoi golin e dytë dhe të fundit në këtë sfidë, përmes Lionel Messit, që me lehtësi mposhti portierin mysafir.
Me këtë fitore, Barcelona numëron 75 pikë duke u pozicionuar në vendin e parë.
Xhiron e ardhshme, Barcelonën e pret sfidë aspak e lehtë në udhëtim te Sevilla./Lajmi.net/