Man City sigurt drejt titullit në Ligën Premier, fiton në udhëtim te Stoke City
Manchester City ka fituar në udhëtim te Stoke City me rezultat 0-2 në ndeshjen e fundit të javës së 20-të të Ligës Premier.
Sport
Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar dominimin në kampionatin anglez dhe tani është çdo herë e më afër titullit kampion, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje.
Ekipi i fundit i mposhtur dhe i dominuar nga Qytetarët është Stoke City i Xherdan Shaqirit, të cilët nuk arritën ta bëjnë asnjë goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes, ku pas një asistimi të mirë të Raheem Sterlingut, ishte David Silva, i cili shënoi për 0-1 dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, City përsëri arriti të shënoj pas vetëm pesë minutave lojë, ku spanjolli Silva u përkujdes përsëri të shënoj, kësaj radhe për 0-2.
Deri në fund të ndeshjes, mysafirët patën edhe shumë raste të tjera për gol, por nuk arritën ta gjejnë rrjetën dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre me rezultat përfundimtar.