Basha paralajmëron Ramën: Të enjten në Kuvend sjellim emra dhe fytyra
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk i ka kursyer akuzat kundrejt Ramës për 6 muajt e parë të qeverisë së tij në këtë mandat të dytë.
Lajme
Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij, ka dalë në një prononcim për mediat. Ai është shprehur s epo sulmohet opozita pasi këto kanë qenë 6 muajt më të këqija të qeverisë deri më tani, si dhe kryedemokrati ka thënë se Rama po përpiqet të mbrojë njerëzit e tij të afërt që janë përfshirë në afera e krime.
“Është një ditë e veçante është 6 mujori i vetë besimit të qeverisë. E gjithë mbledhja e maxhorancës u harxhua me sulme për opozitën. Qeveria nuk ka asnjë pozitive për të thënë dhe sulmon vetëm opozitën. Në këto 6 muaj u konfirmuar të gjitha deklaratat e opozitës, që është se Shqipëria është hambari i drogës të Evropës dhe Shqipëria është një rrugë për trafikimin e drogës. Dështimi i operacionit të kapjes jo vetëm të porositësit, por dhe i përpunuesve është një dështim i dyshes Rama dhe Xhafa.’’ – tha Basha.
Kryedemokrati është ndalur edhe tek investitorët e huaj dhe ndihma ekonomike. Ai është shprehur se e ka vëmendjen se si të shpëtojë Saimir Tahirin. Basha shprehet se të enjten ai do të sjellë në Kuvend emrat dhe fytyrat e personave që u është hequr buka e gojës nga skema e ndihmës sociale.
“Ka 6 muaj që nuk e ka vizituar asnjë investitor i huaj. Loja e tij e preferuar është sulmi ndaj opozitës. Në këtë dinamikë që ka sot, ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë. Ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. U ka gjetur punë disave, por nuk mjafton që të shkojë kreu i opozitës që tu gjej puna Rama disa njerëzve. E gjithë vëmendja është se si të shpëtosh Saimir Tahirin. E gjithë vëmendja është si të mbrosh Agronin, Qazimin, Vangjushin dhe Olsin. E enjtja do të jetë një ditë e veçantë në Kuvend. Nuk do jetë ditë e bilancit 6 mujor, por e sjelljes në sallën e Parlamentit të emrave dhe fytyrave të atyre që kam takuar gjatë këtyre dy javëve që u është hequr buka e gojës. Ne do kërkojmë rikthimin e ndihmës ekonomike për ato familje që janë lënë në mes të katër rrugëve. Paratë janë sepse po investohen për shpenzime luksi.” – u shpreh Basha.