ZYRTARE: Carrick pensionohet në fund të sezonit

Michael Carrick do t’i jep fund karrierës futbollistike në fund të sezonit.

Sport

12/03/2018 16:25

Mesfushori anglez, ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit.

Carrik që është pjesë e Manchester United që nga viti 2006, ka thënë se ka ardhur koha e largimit nga futbolli.

“Vjen një kohë kur trupi ju thotë se duhet ndalur. Këtu kam mbërritur unë”, ka deklaruar Carrick.

36 vjeçari Carrick, pas pensionimit pritet që t’i bashkohet stafit teknik te Manchester United./Lajmi.net/