Neymar – Real Madrid, befasi nga “AS”
“AS” shkruan se Neymar është gjithnjë e më afër transferimit në Santiago Bernabeu.
Sport
Neymar është gjithnjë e më afër largimit nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi Brazilian është objektiv i madh i Real Madridit, për afatin kalimtar të verës.
Madje, e përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Neymar është gjithnjë e më afër transferimit në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.
PSG thuhet se nuk është kundër idesë për shitjen e tij në rast të një oferte të mirë.
Kurse, drejtuesit e klubit nga Madridi janë të gatshëm ta thyejnë rekordin për blerjen e tij. /Lajmi.net/