Vjen iPhone X Plus, telefoni më i avancuar ndonjëherë i Apple (FOTO)
Gjigandi teknologjik, Apple po planifikon të lëshojë një iPhone të ri këtë vit dhe pritet të jetë një model gjigant.
Auto & Tek
Telefonat e rinj pritet të godasin raftet këtë vjeshtë.
“IPhone më i madh ndonjëherë”, do të ketë një ekran 6.5 inç dhe besohet të jetë koduar me emrin “D33” brenda kompanisë, përcjell albeu.com
Fotot e reja janë publikuar gjatë fundjavës që pretendojnë të përshkruajnë ekranin gjigant të iPhone.
Fotot e para u shfaqën në forumet MacX, por u fshinë më vonë.
Thuhet se ekrani mund të përdoret për një model të ardhshëm, të quajtur iPhone X Plus.