Chelsea – Barcelona, rekord nga Busquets

Nga totali i 139 pasimeve, 49 ishin në pjesën e fushës së tij dhe 90 në pjesën e fushës së kundërshtarit.

Sport

21/02/2018 15:36

Sergi Busquets ka vendosur rekord në ndeshjen Chelsea – Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Ai e theu rekordin për tentimin dhe kompletimin e pasimeve këtë sezon me 128 pasime të kompletuara nga 139 sa tentoi, me 92 për qind të tyre të sakta.

Nga totali i 139 pasimeve, 49 ishin në pjesën e fushës së tij dhe 90 në pjesën e fushës së kundërshtarit, ku kishte një nivel të saktësisë prej 90 për qind, përcjell “lajmi.net”.

Ai pati 152 prekje të topit dhe fitoi 10 topa.