Asensio mund të largohet nga Real Madrid
Juventus, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munich, që janë gati t’i propozojnë oferta madrilenëve për Marco Asension.
Sport
Pavarësisht rendimentit të tij dhe golave sa herë që vendoset në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane, Marco Asensio vështirë se mund të sigurojë vendin e titullarit te Real Madrid.
Në Spanjë shkruajnë se lojtari mendon largimin, duke parë dhe marrëdhëniet jo të mira me teknikun francez.
Klubet që duan shërbimet e tij janë të shumta, duke nisur që nga Juventus, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munich, që janë gati t’i propozojnë oferta madrilenëve për të, transmeton “SuperSport.al”.
22-vjeçari në këtë sezonështë akivizuar në 20 ndeshje të La Ligas, por në vetëm 11 raste si titullar, teksa ka shënuar 6 gola.