Postoi foton ku bashkëshorti i kap të pasmet dhe rrjeti u çmend: Emina në luftë me komentuesit

Modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj ka gjetur një mënyrë të pazakontë për t’i uruar Shën Valentinin bashkëshortit të saj.

ShowBiz

15/02/2018 11:29

Bukuroshja e famshme ka postuar në Instagram një foto ku ajo shihet duke përqafuar partnerin e saj Sam Nazarian, ndërkohë që ky i fundit i ka kapur asaj të pasmet.

“Përgjithmonë Shën Valentini im!”-ka shkruar Çunmulaj në përshkrimine fotos, që duket se ka shkaktuar një furtunë mes komentuesëve, transmeton xing. Teksa shumë prej tyre e kanë cilësuar foton të këndshme, shumë të tjerë e kanë etiketuar atë si të tepruar e madje edhe të turpshme e të ulët

Ndërkohë që ka pasur dhe komentues që kanë diskutuar format trupore të modeles.

“Asgjë për të kapur!”-ka shkruar një prej tyre, duke nënkuptuar se Emina nuk kishte vithe mjaftueshëm. Por këtij komenti, bukuroshja shqiptare nuk ia ka kursyer një replikë.

“Paske rënë në hall e shkreta ti se s’po ka çfarë të kapë burri im… Do të isha më e shqetësuar për tëndin dhe çfarë po kap ai dhe lër timin të shijojë prapanicën time të vogël që e dashuron. Tani mirupafshim vajzë… zhduku!”- i ka shkruar modelja komentueses, ndërkohë që në seksionin e komenteve vijon lufta mes ndjekësve që e ofendojnë atë dhe atyre që e mbrojnë.