Lamtumirë Reina, Napoli merr super-portier nga Serie A
Napoli shënjestron zëvendësuesin e Pepe Reinas.
Sport
Napoli është në kërkim të një portieri të ri.
E ardhmja e Pepe Reinas nuk është e sigurt në “San Paolo”, kështu që Napoli po mendon për një portier tjetër, përcjellë “Lajmi.net”.
“Marca” raporton që napolitanët kanë shprehur interesim për portierin e Espanyolit, Pau Lopez.
Napoli pritet ta dërgojë shumë shpejtë edhe ofertën zyrtare për të.
Ndryshe, Lopez kërkohet edhe nga Manchester City e Fiorentina. /Lajmi.net/