Shpat Kasapi në Eurovizion, ja cilin shtet mund ta përfaqësojë
Eurovizioni këtë vit siç duket do pushtohet nga shqiptarët. Teksa Eugent Bushpepa me këngën "Mall", do përfaqësojë Shqipërinë dhe Ermal Meta me këngën "Non mi avete fatto ninete" do përfaqësojë Italinë, në Eurovizion 2018 mund të shohim edhe Shpat Kasapin.

ShowBiz
Këngëtari ka deklaruar sot i ftuar në “Pop Culture” se këtë vit mund të përfaqësojë Maqedoninë në Eurovizion dhe e ka dërguar këngën e tij, transmeton xing.
Shpati u shpreh se në Maqedoni këngëtarët i dërgojnë këngët e tyre dhe një juri zgjedh fituesin, pra nuk funksionon si në Shqipëri me Festivalin e RTSH-së.
Kujtojmë që një tjetër shqiptare që do marrë pjesë në Eruovizion këtë vit do jetë edhe Eleni Foureira e cila do përfaqësojë Qipron.