Real Madrid nuk dëshiron ta shesë, por ja çfarë po ndodhë me Kovacic
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Kovacic është duke zgjuar interesim nga klube të ndryshme rivale nga futbolli evropian.
Sport
Mateo Kovacic vazhdon të konsiderohet si futbollist i rëndësishëm nga Real Madrid.
Por, klube të ndryshme evropiane janë duke e monitoruar me kujdes statusin e tij te ekipi nga Santiago Bernabeu.
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Kovacic është duke zgjuar interesim nga klube të ndryshme rivale, përcjell “lajmi.net”.
Por, deri më tani, Real Madrid ka insistuar se ish mesfushori i Interit nuk është në shitje.
Diçka më shumë për fatin e tij pritet të mësohet pas përfundimit të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/