Marcelo “shpërthen” pas rezultateve të dobëta të Real Madridit
Marcelo ka shprehur zhgënjimin e tij për humbjen e radhës të Real Madrid.
Sport
Real Madrid është mposhtur 0-1 nga Villarreal në ‘Santiago Bernebeu’ në kuadër të xhiros së 19-të të La Ligas.
Mbrojtësi brazilian ka thënë se të gjithë lojtarët janë të zhgënjyer, duke u ndjerë sikurse po fundosen.
“Ne po përpiqemi të luajmë futboll të mirë, të qarkullojmë topin dhe të shënojmë gola. Por nuk po arrijmë”, ka deklaruar Marcelo.
“Kjo nga të tjerët po duket se jemi të trishtuar, të zemëruar dhe po ndjehemi sikurse po fundosemi”./Lajmi.net/