Interi këtë fundjavë kryen transferimin e parë, ja për kë bëhet fjalë
Mbrojtësi i Benficas, Lisandro Lopez, është raportuar se këtë fundjavë do të kompletojë transferimin te Interi.
Sport
Skuadra italiane Inter, është afër realizimit të transferimit të parë këtë afat kalimtar, në repartin e mbrojtjes.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Interi do t’i paguajë 500 mijë euro Benficas për huazimin e Lopezit deri në fund të sezonit, për ta transferuar pastaj për nëntë milionë euro.
Lopez është 28 vjeçar, dhe këtë sezon ka regjistruar vetëm tetë paraqitje për Benfican./Lajmi.net/