Dëmi që shkaktojnë video-lojrat e dhunshme

Është thënë gjithmonë se video-lojrat e dhunshme rrisin agresivitetin dhe sjelljen antisociale te lojtarët. Por, sipas një studimi të fundit, është edhe më keq sesa kaq.

Auto & Tek

05/01/2018 21:12

“British Psychological Society” thotë se video-lojra të tipit “Call of Duty” ndikojnë në aftësinë e trurit për të përpunuar emocione bazike njerëzore.

Sipas studimit, ata që luajnë lojra të dhunshme janë pa emocione në situata jo të zakonshme dhe nuk kanë dhembshuri për të tjerët.