Vucinic kthehet në futbollin italian
Foggia ka shfaqur interesim për transferimin e Mirko Vucinic, raportojnë mediat italiane.
Sport
Mirko Vucinic ka ofertë të rikthehet në futbollin italian.
Sulmuesi malazez së fundmi ka pranuar se dëshiron të pensionohet te ish skuadra e tij, Lecce.
Por, Foggia ka shfaqur interesim për transferimin e tij, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Vucinic është futbollist i lirë pas largimit nga klubi arab, Al Jazeera. /Lajmi.net/