Izraeli urdhëron deportimin e shtetasve turk të arrestuar në protestat për Jerusalemin

Shteti i Izraelit ka kërkuar deportimin e dy shtetasve Turk të cilët u arrestuan në demonstratat palestineze pas vendimit të presidentit të SHBA, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Bota

25/12/2017 18:21

Dy shtetasit Turk u ndaluan për akuzën e sulmit ndaj policëve në afërsi të një xhamie në Lindje të Jerusalemit, vend të cilin palestinezët e shohin si kryeqytet të shtetit të tyre në krijim.

Policia e Izraelit i ka përshkruar të arrestuarit si turistë turk, dhe ka kërkuar deportimin e tyre për në Turqi, transmeton lajmi.net.

Nga fotografitë e terrenit të cilat janë shprëndarë në mediat sociale ato njëri nga të dyshuarit është parë me flamur të Palestinës dhe bluzë të Turqisë, ndërkaq qe të dy mbanin foton e presidentit turk, Tayip Erdogan, në duart e tyre.

Ndërkaq ka informacione edhe për një të tretë të arrestuar, shtetas të Turqisë. /Lajmi.net